Kthehu lart

Ruçi në Shkup: Maqedonia kurrë s'ka qenë më afër NATO-s dhe BE-së

Ruçi në Shkup: Maqedonia kurrë s'ka qenë më afër NATO-s dhe BE-së GazetaExpress

Janë impresive arritjet, Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë më afër NATO-s dhe BE-së. Shqipëria do të jetë midis vendeve të para që do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim në NATO, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Gramoz Ruç në takimin e djeshëm në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev.

Siç njoftoi kabineti i Zaevit, Ruçi ka qenë i impresionuar nga arritjet e Maqedonisë në pjesën e stabilitetit politik dhe integrimeve në NATO dhe në BE. Ai ka vlerësuar se veçanërisht, falë urtësisë dhe qetësisë të kryeministrit Zaev, është penguar destabilizimi i Maqedonisë me ngjarjet më 27 prill në Parlament, u arrit  një zhvillim reformator, kohezion ndëretnik, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe Republika e Maqedonisë  si asnjëherë më parë është më afër NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Sipas kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë miqësore dhe të sinqerta. Ruçi e përshëndeti marrëveshjen me Bullgarinë dhe me Greqinë dhe paralajmëroi se vendi i tij dhe Parlamenti i Shqipërisë do të jetë midis të parëve që do të nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Kryeministri Zaev  e falënderoi  Shqipërinë për përkrahjen në integrimet në NATO dhe vlerësoi se janë hapur perspektiva të mëdha për bashkëpunim të dy vendeve në planin ekonomik.

“E falënderoj Shqipërinë për përkrahjen për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me rëndësi të veçantë është edhe përkrahja që  kemi në integrimet në BE. Pres që nga mesi i janarit të ratifikohet Marrëveshja e Prespës në Parlamentin e Maqedonisë, që vijon  ratifikimi i marrëveshjes nga pala greke, si dhe ratifikimi i Protokollit për NATO-n”, tha Zaevi, duke shtuar se qeveritë e Maqedonisë dhe të Shqipërisë  kanë një bashkëpunim të rregullt dhe të sinqertë.

Zaevi theksoi se veçanërisht në planin ekonomik midis dy vendeve ka perspektiva të shkëlqyera të cilat do t’i mundësojnë një jetë më cilësore qytetarëve të të dy vendeve.

Në takim u shpreh përkrahje e përbashkët për projektet për lidhjen në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes  menaxhimit të integruar kufitar “One Stop Shop”, që pritet që të realizohet në pranverë, për lidhje energjetike  në të cilën punohet  si dhe në fushën e doganës, arsimit, kulturës. Në këtë drejtim Zaevi kërkoi përkrahje që të  përshpejtohet hapja e qendra kulturore në Tiranë  për të cilën është biseduar në nivel qeveritar.

Në takim ishte përkrahur ndërtimi i “Një shoqërie për të gjithë” në Maqedoni, si dhe angazhimi i Shqipërisë për  avancimin e të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

U dakordua që bashkëpunim miqësor midis dy vendeve të vazhdojë në të gjitha drejtimet në interes të qytetarëve, zhvillimit të të dy vendeve dhe të rajonit.

    Data: 11 Dhjetor 2018 11:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera