Kthehu lart

Boshnjakovski: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Maqedoni dhe në Greqi

Boshnjakovski: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Maqedoni dhe në Greqi GazetaExpress

Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar tërësisht në implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe të njëjtën gjë jemi duke e marrë edhe nga pala tjetër, respektivisht nga Qeveria në Athinë. Dje publikisht thanë se ekziston shumicë në Parlamentin në Athinë që të ratifikohet marrëveshja, deklaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si e komenton Qeveria e Maqedonisë deklaratën e kryeministrit grek Aleksis Cipras të dhënë para dy ditëve në Parlamentin grek.

“Në tërësi i respektojmë dhe i implementojmë dispozitat që citohen në Marrëveshjen e Prespës dhe nuk ka asgjë jashtë kësaj Marrëveshje. Të njëjtën gjë jemi duke e marrë edhe nga Qeveria në Athinë. Dje publikisht thanë se ekziston shumicë në parlamentin e Athinës që do ta ratifikojë marrëveshjen. Marrëveshja do të ratifikohet fillimisht në Maqedoni e më pas në Parlamentin në Athinë dhe  Maqedonia në të njëjtin moment do të bëhet  edhe vend anëtar i NATO-s, theksoi Boshnjakovski .

Përndryshe, qeveria në seancën e djeshme të 108-të e miratoi tekstin e katër amendamenteve kushtetuese  të cilat u dërguan në Kuvendin e Maqedonisë në miratim. Pas debatit të projekt-amendamentit në Kuvendin e Maqedonisë dhe debateve të organizuara në mënyrë publike janë bërë ndryshime në tekstin e amendamentit të 34-t dhe të 36-të.

    Data: 13 Dhjetor 2018 15:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera