Kthehu lart

Qeveria e Maqedonisë e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2019

Qeveria e Maqedonisë e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2019 GazetaExpress

Qeveria e Maqedonisë e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2019 me të cilin të ardhurat dhe shpenzimet e përgjithshme janë në suaza të parametrave të paraparë nga Ministria e Financave. Deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 2,5 për qind nga BPV.

Propozim-buxheti, siç informon sot Qeveria, do të dorëzohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Deficiti i paraparë është në pajtim me Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë 2019-2021 dhe e konfirmon konsolidimin e planifikuar fiskal, i shoqëruar me disiplinë të mëtejshme buxhetor dhe sigurimin e hapësirës së konsiderueshme fiskale për projekte infrastrukturore dhe mbështetjen e ekonomisë vendore, për përforcimin e drejtësisë dhe sigurisë sociale edhe për përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike”, thonë nga Qeveria.

Në seancën e djeshme qeveritare është miratuar Propozim-ligji për përmbarimin e Buxhetit për vitin 2019, si dhe Propozim planin dhe masat për konfirmimin e programit për uljen e ndotjes së ajrit, Ministria e Financave është obliguar ta përshtat Programin për uljen e ajrit të ndotur në Propozim-buxhetin për vitin 2019.

    Data: 15 Nentor 2018 10:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera