Kthehu lart

Promovohet libri i Ambasadorit të Izraelit “Kur babi të rritet” në shkrimin Braj

Promovohet libri i Ambasadorit të Izraelit “Kur babi të rritet” në shkrimin Braj GazetaExpress

Me 9 nëntor, projekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të shikuar promovoi librin për fëmijë “Kur babi të rritet” – e adaptuar dhe e printuar në Braj (në gjuhë Shqipe dhe Maqedonase) – në shkollën speciale për fëmijë dhe të rinj me pengesa në të pamurit “Dimitar Vllahov” – Shkup.

Kjo storje flet për Ambasadorin e shtetit të Izraelit në Maqedoni, z. Dan Oryan, duke i treguar kujtimet e tij të fëmijërisë se çka kishte dashur të bëhet kur të rritet, si tregim gjumi për djalin e tij. Z.Oryan poashtu mori pjesë në evenimentin e promovimit dhe falënderoi drejtorin e projektit Shpëtim Latifi për këtë mundësi – libri tanimë i përkthyer në 11 gjuhë (9 në të pamurit dhe 2 në alfabetin Braj).

Projekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të shikuar (CwVIP) është projekt 5 vjeçar që ka filluar të implementohet në tetor të vitit 2014, nga ana e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) me mbështetjen financiare të Agjencisë Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fonacionit ndërkombëtar të klubeve Lions (LCIF).

Qëllimi kryesor i CwVIP është që të rrit mundësitë e shkollimit për fëmijët me pengesa në të pamurit dhe të bëjë zbulimin dhe parandalimin e hershëm të sëmundjeve të syve. Projekti ka element edukativ, mjekësor dhe social. /Express/

    Data: 16 Nentor 2018 11:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera