Kthehu lart

Përfshihen nga zjarri një dyqan në Çarshinë e Vjetër dhe një objekt hotelierik në Butel

Përfshihen nga zjarri një dyqan në Çarshinë e Vjetër dhe një objekt hotelierik në Butel GazetaExpress

Një dyqan në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe një objekt hotelierik në komunën e Butelit mbrëmë janë përfshirë nga zjarri, me ç’rast është shkaktuar dëm material.

Brigada territoriale e zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit me katër automjete dhe 11 zjarrfikës ka intervenuar prej orës 23:13 deri në orën 00:55 në zjarrin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa prej orës 03:55 deri në orën 05:25 shtatë zjarrfikës me tre automjete e kanë shuar zjarrin në objektin hotelierik në bulevardin “Hristian Todorovski-Karposh” në komunën e Butelit.

Dëmi material në dy zjarret vlerësohet rreth 300 mijë denarë.

    Data: 04 Shkurt 2019 11:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera