Kthehu lart

Papadimulis: Shkupi dhe Athina t’i tejkalojnë dallimet dhe ta mbështesin marrëveshjen 

Papadimulis: Shkupi dhe Athina t’i tejkalojnë dallimet dhe ta mbështesin marrëveshjen  GazetaExpress

Zëvendës-kryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për emrin, me të cilën Greqia e Maqedonia vendosin marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra tjetrën.

Papadimulis u apeloi të gjithë deputetëve në Parlamentin e Athinës dhe atë të Shkupit që t’i tejkalojnë dallimet dhe ta mbështesin marrëveshjen.

"Patriotizmi nuk është nacionalizëm. Ta duash shtetin tënd nuk do të thotë se nuk duhet ta respektosh shtetin tjetër” u shpreh Papadimulis.

Ai gjithashtu garantoi se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt integrimit në BE.

Edhe euro-deputeti, Alojz Peterle theksoi se kompromisi është shumë i rëndësishëm në procesin e pajtimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"Është paradoksale të dëshironi të afroheni me Brukselin, por jo me fqinjët tuaj”, tha mes tjerash Peterle.

    Data: 20 Shtator 2018 11:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera