Kthehu lart

Ndalesë për kamionë në rrugët Strugë - Qafëthanë dhe Mavrovë - Dibër

Ndalesë për kamionë në rrugët Strugë - Qafëthanë dhe Mavrovë - Dibër GazetaExpress

Për shkak të borës në drejtimin rrugor Strugë- vendkalimi Qafë Thanë nga ora 07:15 është vendosur ndalesë e lëvizjes së automjeteve të rënda, kanë bërë të ditur nga LAMM dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga ora 04:10, ndalesë për lëvizje të kamionëve ka edhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë.

Borë bie në Kodër të Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.

Për shkak të temperaturave të ulëta e mundur është paraqitje e ngricave.

Autoritetet apelojnë të vozitet me kujdes dhe të kontrollohet shpejtësia në kushtet në rrugë.

    Data: 09 Janar 2019 10:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera