Kthehu lart

LSDM: VMRO-DPMNE mbetet në matricën e ndarjeve dhe izolimit

LSDM: VMRO-DPMNE mbetet në matricën e ndarjeve dhe izolimit GazetaExpress

VMRO-DPMNE e di mirë se marrëveshja e çon Maqedoninë përpara, por ato i intereson vetëm interesi personal dhe amnistia dhe për këtë përpiqen ta gënjejnë opinionin. Marrëveshja e arritur për kontestin 25 vjeçar me Greqinë e garanton identitetin e Maqedonisë, gjuhën maqedonase dhe veçorinë maqedonase, thekson përmes një kumtese sot Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

"Marrëveshja e siguron të ardhmen evropiane, të ardhmen si pjesë e BE-së dhe NATO-s. Këto dy çështje janë të ndërlidhura mes vete. Po qe se nuk do të ishte kështu, atëherë pse VMRO-DPMNE me vite negocionte për gjetjen e zgjidhjes për kontestin 25 vjeçar?", shtohet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, është evidente se VMRO-DPMNE nuk mund të dalë nga matrica e ndarjeve, izolimit dhe konflikteve dhe për këtë në çdo mënyrë përpiqet ta frenojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

    Data: 20 Korrik 2018 12:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera