Kthehu lart

Largohet rrethoja e hekurt nga godina e Qeverisë

Largohet rrethoja e hekurt nga godina e Qeverisë GazetaExpress

Mëngjesin e sotëm ka filluar heqja e rrethojës prej para qeverisë. Vendimin për heqjen e rrethojës e solli Qeveria në seancën e fundit, ndërkohë që qëllimi i heqjes së rrethojës është që të lirohet hapësira rreth godinës së qeverisë dhe të mund të shfrytëzohet nga qytetarët.

Për heqjen e rrethojës nuk do të harxhohen parat e qytetarëve, deklaroi ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjkovski, sipas tij do të shfrytëzohen resurset e brendshme, gjegjësisht kapacitetet aktuale të shërbimeve në Qeveri./Alsat/

    Data: 07 Shkurt 2019 10:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera