Kthehu lart

KSHZ ka pranuar 742 fletëparaqitje nga diaspora për referendumin

KSHZ ka pranuar 742 fletëparaqitje nga diaspora për referendumin GazetaExpress

Përmes ueb-aplikimit dijaspora.sec.mk., në KSHZ deri më sot në ora 14 janë dorëzuar gjithsej 742 fletëparaqitje nga qytetarë për deklarim në përfaqësitë diplomatike-konsullore për referendumin rreth emrit.

Prej tyre, 702 janë pranuar, 11 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim, njofton KSHZ.

Deri dje në Zyrat rajonale të KSHZ-së mbikëqyrje në Listën zgjedhore kanë kryer gjithsej 1.216 qytetarë. Madje, numër më i madh i qytetarëve mbikëqyrje kanë kryer në Manastir- 188, Radovish -104 dhe Strumicë -101.

    Data: 14 Gusht 2018 16:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera