Kthehu lart

Ivanovi e pranon se e ka takuar Janakieskin para arrestimit, por pa ndërmjetësues dhe s'ka intervenuar te gjykata

Ivanovi e pranon se e ka takuar Janakieskin para arrestimit, por pa ndërmjetësues dhe s'ka intervenuar te gjykata GazetaExpress

Kabineti i presidentit maqedonas, pas publikimit në opinion të Vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për caktimin e masës së paraburgimit  kundër Mile Janakieskit, kategorikisht refuzon  çfarëdo involvimi  në...

Kabineti i presidentit maqedonas, pas publikimit në opinion të Vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për caktimin e masës së paraburgimit  kundër Mile Janakieskit, kategorikisht refuzon  çfarëdo involvimi  në lidhje me vendimin gjyqësor.

“E informojmë opinionin se as nuk është kërkuar, as mbajtur takim me ndërmjetësues të Mile Janakieskit, siç është shkruar në vërejtjen  zyrtare të DSK-së, e klasifikuar ”me besueshmëri të lartë”, e që është bazë  për caktimin e masës së paraburgimit. Mile Janakieski  në telefon kërkoi takim  me presidentin Ivanov, i cili është mbajtur më 13.11.2018, e martë, në orën 16:00 në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë. Në takim, megjithatë nuk ishin diskutuar temat e amnistisë, në të cilën i bëhet thirrje gjykatës në vendimin për paraburgim, e cila është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, as tema e abolimit”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit Ivanov.

Konsiderojmë, potencojnë nga Kabineti i Ivanov, se bëhet fjalë për konstruksion të gënjeshtrave  në bazë të supozimeve me qëllim që të involvohet presidenti i Republikës së Maqedonisë, që shihet nga arsyetimi i shpallur publik i vendimit të Gjykatës.

“Tërë kjo paraqet manipulim të vrazhdë policor dhe involvim të nëpunësve policorë, me çka janë kryer vepra penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, falsifikim i dokumentacionit, përdorim i dokumentacionit me  përmbajtje të pavërteta. Mbetet e paqartë, në bazë të çkaje ndiqen aktivitetet e presidentit Ivanov dhe Kabinetit të tij nga ana e DSK-së”?, thuhet në kumtesë.

Nga Kabineti i Ivanovit presin përgjigje urgjente nga ministri i Punëve të Brendshme, nga drejtori i DSK-së, nga kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1 ndaj vërejtjeve të Kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë të cilat iu dërguan sot.

“E dukshme është se vazhdon praktika e konstruksioneve dhe gjenerimit të krizave në shoqërinë e Maqedonisë nga sjellja e papërgjegjshme e pjesëtarëve të DSK-së, diçka që presidenti Ivanov e ka potencuar  në fjalimin vjetor drejtuar deputetëve në vitin 2017. Presidenti Ivanov, sikur  edhe deri tani  do të veprojë vetëm sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe kompetencave të tij dhe para kurrfarë presioni dhe kërcënimi nuk do të heqë dorë nga kjo”, thuhet  në kumtesën e Kabinetit të Ivanovit.

    Data: 15 Nentor 2018 18:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera