Kthehu lart

Grubi takoi shefin e NATO-s për Maqedoni: Askush të mos e pengojë procesin euroatlantik

Grubi takoi shefin e NATO-s për Maqedoni: Askush të mos e pengojë procesin euroatlantik GazetaExpress

Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi, ka takuar sot në Shkup shefin e Zyrës së NATO-së në Shkup,  Zoran Jankoviq.

Grubi dhe Jankoviq siç theksohet në kumtesë, diskutuan për situatën në Maqedoni me theks të veçantë mbi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Sekretari organizativ theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah në tërësi procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si kontribues konkret në arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

“NATO-ja dhe BE-ja është prioriteti absolut i BDI-së, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni, prandaj dhe askush nuk duhet ta konteston këtë proces. Kontestimi ose rrezikimi eventual i këtij procesi nga partitë opozitare VMRO-DPMNE, Besa dhe Aleanca në asnjë mënyrë nuk duhet të vë në pikëpyetje përfundimin e suksesshëm të procesit kaq të madh dhe të rëndësishēm, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Evropën Juglindore, sepse përgjegjësi për këtë proces bartim të gjithë, theksohet në kumtesën e BDI-së.

    Data: 08 Janar 2019 17:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera