Kthehu lart

Gjykimi për 27 prillin, leximi i SMS-ve: “Sheqerkën ma lini mua”

Gjykimi për 27 prillin, leximi i SMS-ve: “Sheqerkën ma lini mua” GazetaExpress

Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit prokurorja po prezantohen SMS porositë dhe porositë në Viber nga telefoni konfiskuara i deputetit të akuzuar Krsto Mukoski.

Në grupin e Viber, ku anëtarët ishin deputetë dhe zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, përmes të cilit janë organizuar njerëzit për të ngajrjet e 27 prillit, personi i regjistruar si “Koleshka Çair” në telefon e deputetit Krsto Mukoski në ora 18:14 shkruan: “Dhashtë Zoti të hyjmë, ti rrahim ihaaaa” Nga ora 13:30 popresim”

Në ora 18:49 i njëjti person shkruan: “Populli ka hyrë, kemi hyrë, ajde deputetë”

Në ora 18:53 “Koleshka Çair”, shkruan: “Hapni dyert e para”

Një minutë më vonë i njëjti person shkruan: “Sheqerkën ma leni mua, djema hapni dyert”

Seanca për ngjarjet e 27 prillit po vazhdon me leximin e sms porosive nga telefonët e konfiskuar nga të akuzuarit.

    Data: 15 Nentor 2018 15:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera