Kthehu lart

Gashi: Ndërrimi i emrit është pjesë e platformës tonë "Ridefinimi"

Gashi: Ndërrimi i emrit është pjesë e platformës tonë "Ridefinimi" GazetaExpress

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, thotë se pikërisht për këtë momentum historik Lëvizja BESA është kyçur në Qeveri, me qëllim që të japë energjinë e vet që Maqedonia të futet në binaret e proceseve euroatlantike.

Gashi, madje, u shpreh se një pjesë e platformës “Ridefinimi”, gjegjësisht vërejtjet që kanë pasur rreth emrit, janë rrumbullakuar në marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë.

“Është një moment historik për Maqedoninë. Arsyeja kryesore pse Lëvizja Besa u bë pjesë e shumicës parlamentare është pikërisht ky momentum historik që ne deshëm ta shfrytëzojmë dhe deshëm të japim energjinë që kemi, të shndërrohet kjo në një sinergji e cila përfundimisht Maqedoninë do ta fut në binaret e proceseve euroatlantike përkatësisht të marrë datë për fillim të negociatave për aderim në BE. Mendoj se një kontest mes dy shteteve që ka zgjatë mbi 26 vite, ka qenë e natyrshme që rëndë të zgjidhet andaj ne kemi menduar se do të duhet të ketë një kohezion shumë më të madh politik edhe brenda shtetit tonë që mund të zgjidhet kjo punë. Ato premisa që ne kemi menduar dhe kemi dhënë vërejtje, mendoj se një pjesë shumë e madhe janë rrumbullakuar me marrëveshjen. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që nga momenti i parë i Lëvizjes BESA kur ka dalë në skenë, në raport me emrin ka qenë partia e vetme shqiptare që ka pasur qëndrimin e vet dhe ne kemi dashur që Maqedonia të ridefinohet dhe pas ridefinimit në raport me emrin e shtetit të dallohet identiteti shtetëror prej atij etnik”, potencon Gashi./Gazeta Express/

    Data: 21 Qershor 2018 17:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera