Kthehu lart

Evropianët shpenzojnë 428 miliardë euro për pushime, banorët e Maqedonisë në hap me shtetet e rajonit

Evropianët shpenzojnë 428 miliardë euro për pushime, banorët e Maqedonisë në hap me shtetet e rajonit GazetaExpress

Evropianët në udhëtimet turistike në vit gjithsej shpenzojnë 428 miliardë euro, më së shumti gjermanët 120 miliardë,  francezët 71 dhe britanikët 61 miliardë.

Më së shumti para për pushim për kokë banori, ndërkaq, shpenzojnë qytetarët e Luksemburgut, Maltës dhe Austrisë, tregojnë të dhënat e "Eurostat", transmeton MIA.

Banorët e Luksemburgut shpenzojnë mesatarisht nga 768 euro për udhëtimet turistike, banorët e Maltës nga 646 euro dhe austriakët nga 607 euro.

Më pak para për pushim nga buxheti familjar ndajnë lituanezët, vetëm 107 euro, pastaj rumunët 125 euro dhe qytetarët e Çekisë 129 euro.

Banorët e Maqedonisë nuk bëjnë pjesë shumë në krahasim me shtetet e rajonit. Sipas të dhënave të shpallura të fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, banorët e Maqedonisë shpenzojnë  në ditë nga 20 euro për pushim vjetor i cili mesatarisht zgjat 11 ditë. Interesant është e dhëna se 75 për qind e banorëve të Maqedonisë  nuk kanë qenë në pushim, ndërsa prej tyre 25 për qind të cilët shkojnë në pushim, 60 për qind udhëtojnë në vendet e huaja.

Më shumë se  banorët e Maqedonisë për udhëtime turistike shpenzojnë grekët (316 euro) dhe kroatët (224 euro), ndërsa më pak sllovenët (213 euro) dhe bullgarët (157 euro). /MIA/

    Data: 20 Gusht 2018 11:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera