Kthehu lart

Dimitrov: Me përkushtim do t’i bindim edhe kundërshtarët e marrëveshjes

Dimitrov: Me përkushtim do t’i bindim edhe kundërshtarët e marrëveshjes GazetaExpress

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, për MIA-n i sqaroi hapat e ardhshme të vendit pasi sot u nënshkrua Protokolli inkuadrues për anëtarësim në NATO, por edhe përgjigjet në kritikat e kundërshtarëve të procesit.

Maqedonia dhe Greqia në ditët në vijim, pas ratifikimit të Protokollit inkuadrues për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Parlamentin grek, duke të këmbejnë nota për të hyrë në fuqi Marrëveshja e Prespës dhe amendamentet kushtetuese lidhur me të. Ministri Dimitrov nuk dëshiron të spekulojë për kornizën kohore, por beson se kjo do të duhej të ndodhte në ditët në vijim.

Më pas procesi duhet të vijojë sipas dispozitave të marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, në frymë miqësore.

“Në marrëveshje dallohet, dokumente ekzistuese dhe të reja, në afat të arsyeshëm administrativ dhe për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm… Për dokumente ekzistuese ka lidhje me hapjen e kapitullit në procesin evropian, kjo do të thotë për dokumente të vjetra. Për dokumentet e reja dhe për përdorim të brendshëm dhe për përdorim të jashtëm ka afat administrativ dhe ka një afat të veçantë prej pesë viteve, për shembull lidhur me pasaportat. Me rëndësi këtu është të ketë vullnet të mirë, të ketë mirëkuptim, miqësi në zbatimin e marrëveshjes sepse bëhet fjalë për një përpjekje të madhe administrative”, sqaron Dimitrov.

Në pyetjen nëse ka frikë[ nga intervenimi i mundshëm rus deri tek anëtarësimi i plotfuqishëm, ngjashëm me atë që e përjetoi Mali i Zi para anëtarësimit në Aleancës, Dimitrov përkujton se shumica e madhe e qytetarëve të Maqedonisë e mbështesin anëtarësimin në Aleancë.

“Ne do të vazhdojmë t’i bindim edhe miqtë tanë nga Moska se kjo është mirë për stabilitetin e Maqedonisë, të Ballkanit, se është vendimi ynë. e dini, unë madje ndihem i fyer kur disa thonë ‘këtë e bën Uashingtoni’, këtë e bën Berlini’. Jo, ky është vendimi ynë që të kujdesemi për stabilitetin personal dhe ta respektojmë popullin nga i cili 84 për qind thotë që të shkojmë tutje. Do t’i bindim të gjithë se kjo është mirë, për të gjithë të cilët kujdesen për stabilitetin e rajonit”, thotë ministri Dimitrov.

Në kritikat për Marrëveshjen e Prespës nga të dyja anët e kufirit, Dimitrov u përgjigj se që tani e tutje linja e ndarjes nuk është më midis Maqedonisë dhe Greqisë, por midis atyre të cilët dëshirojnë të shkojnë përpara dhe atyre të cilët tërhiqen mbrapa.

“Linja tani është: forcat për avancim dhe forcat për në hendek, në të dyja vendet mendoj se me përkushtim dhe implementim do të arrijmë t’i bindim edhe kundërshtarët që të vijnë në anën tonë, në anën e drejtë të historisë. Nuk është çudi që bota reagon kështu, sepse e vërteta është e rrallë herë kemi një lajm të tillë nga Ballkani që dy vende kanë zgjidhur një çështje të rëndë dhe kanë krijuar pak ardhmëri”.

Ministri apelon tani të gjithë të fokusohen në synimin strategjik dhe të mos humbet koha e cila ekziston deri në fund të proceseve, si për NATO-n ashtu edhe për BE-në.

“Këto vite duhet t’i shfrytëzojmë që vendin ta ngritim në këmbë, ta bëjmë më të suksesshëm, më të shëndetshëm në kuptim të funksionalitetit të institucioneve, në kuptim ekonomik, në kuptim të pagave dhe tani si shoqëri dhe si politikë është me rëndësi të gjejmë mirëkuptim, të shtyjmë të gjithë përpara, për ta shfrytëzuar këtë periudhë. Nëse gjysma shtyjmë përpara dhe gjysma tërheqim mbrapa, nuk do ta shfrytëzojmë siç duket këtë periudhë”, paralajmëron Dimitrov.

Përkujton edhe se deri para pak muajsh, në Bruksel “mezi është përmendur Maqedonia”.

“Nëse e keni parasysh se kur ishim para 20 muajve, kur në korridoret e NATO-s mezi na përmendën dhe ku jemi sot, të gjitha vendet anëtare nënshkruar protokoll për të na hapur vend në Aleancë, mendoj se është investim shumë i madh edhe mbështetja e botës, që nuk ka sfidë që nuk do ta zgjidhim kështu ose ashtu”, thotë ministri për MIA-n.

    Data: 06 Shkurt 2019 18:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera