Kthehu lart

Digjet një shtëpi në Gostivar

Digjet një shtëpi në Gostivar Foto: MIA GazetaExpress

Nuk ka të lënduar në zjarrin që mbrëmë rreth mesnatës shpërtheu në shtëpinë në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar. Në zjarrin janë djegur çatitë e dy shtëpive dhe brendia e katit të epërm të njërës prej tyre.

Intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve ka penguar tragjedinë dhe pasoja më të rënda, me faktin se në njërën nga shtëpitë kanë fjetur familjarët, ndërsa objektet e djegura gjenden në një lagje të ngushtë.

Zjarri me siguri është paraqitur në çatinë e shtëpisë, pronë e A.D (68) dhe shpejt rreth mesnatës është përhapur në objektet përreth.

Në vijim është mbikëqyrja në vendin e ngjarjes me çka do të dihen arsyet e zjarrit dhe dëmit të shkaktuar.

    Data: 11 Dhjetor 2018 11:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera