Kthehu lart

Dënime dhe gjoba më të ulëta për shkeljet doganore nga 11 gushti

Dënime dhe gjoba më të ulëta për shkeljet doganore nga 11 gushti GazetaExpress

Ulja e  gjobave për shkeljet doganore dhe vendosja e urdhër-pagesës së detyrueshme janë pjesë e ndryshimeve të Ligjit doganor që hyri në fuqi  nga data 11 e këtij muaji, e me të cilat, sipas drejtorit të Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, plotësohet kërkesa e bashkësisë së biznesit në Maqedoni.

"Dënimet e detyrueshme  në pjesë të madhe u reduktuan në zvogëlim, përkatësisht prej 250 euro u reduktua në 50 euro dhe gjithashtu prej 50 euro  në 15 euro për person fizik", deklaroi drejtori Tanasoski.

Kjo ka të bëjë me shkeljet e lehta ku bëjnë pjesë shkeljet që janë nga natyra teknike ose administrative,  por të cilat, siç thonë nga Dogana, kanë arritur shuma të larta të cilat duhet t'i paguajë firma.

Te shkeljet e mesme, që janë shkelje me efekt fiskal, firmat tani kanë mundësi ta kundërshtojnë shkeljen dhe të ankohen te Drejtoria doganore madje edhe te Komisioni Shtetëror por edhe deri te Drejtoria  dhe Gjykata e Lartë Administrative.

Me këtë, sipas drejtorit, zvogëlohet hapësira e subjektivitetit dhe korrupsionit.

Në bazë të gjobave dhe dënimeve të detyrueshme në vitin 2016 ka paguar 1,3 milion euro, ndërsa nga fillimi i vitit ajo shumë është 442 mijë euro.

Drejtori sot ka informuar se Dogana nga fillimi i vitit deri më 31 korrik ka paguar  të ardhura buxhetore gjatë importit dhe qarkullim të brendshëm  prej  790 milionë euro, me çka është shënuar rritje prej 11,9 për qind  në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në lidhje me planifikimin, është shënuar rritje prej 4,8 për qind.

Tanasoski potencon se rritja shënohet te të gjitha kategoritë dhe në bazë të doganës, TVSH gjatë importit, akciza, por edhe te kompensimet.

Të ardhurat  në bazë të TVSH-së gjatë importit janë rritur për 12,5 për qind, ndërsa nga akciza 11,18 për qind.

    Data: 14 Gusht 2018 15:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera