Zaevi dhe Ademi për vizitë zyrtare në Bullgari


04/02/2019

Në takim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, do të flitet për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Kryeministri Zaev do ta udhëheqë delegacionin në të cilin do të jetë edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, si dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski.

Programi fillon me vendosjen e përbashkët të kurorës me lule para bustit të Goce Dellçevit në parkun e qytetit “Kopshti Borisov” me rastin e 147 vjetorit nga lindja e tij. Kurorat do t’i vendosin ministri i Kulturës të Republikës së Maqedonisë Asaf Ademi dhe ministri i Kulturës të Bullgarisë Boil Banovo. Ministrat Banovo dhe Ademi gjatë vizitës do të nënshkruajnë “Program për bashkëpunim në fushën e kulturës”, mes dy vendeve

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart