Vazhdon gjykimi për tri lëndë të Speciales


13/12/2018

Në lëndën “Target-Fortesta” të akuzuar janë ish komandanti i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoski, që janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladmiri Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë të Drejtorisë.

Sipas aktakuzës, përmes tri sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra që nuk iu është dhënë urdhër nga gjykata.

Komunikimi është ndjekur para se të jepet urdhër se pas urdhrave të gjykatës të 1.541 numra apo 8.827 numra telefoni. Të përgjuar janë mbi 20 mijë qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seancë të re do të ketë edhe për rastin “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish drejtori gjeneral i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Në këtë lëndë bëhet fjalë për aktakuzëtar për furnizimin ilegal të sistemit softuer për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM, që kushton rreth katër milion euro. Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarit kanë keqpërdorur pozitën dhe procedurën për furnizimin publik.

Gjithashtu, në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata ngarkohen se si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale kanë shkatërruar material zgjedhor.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart