Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë


06/02/2019

Në seancën e kaluar fjalë përfundimtare mbi tre orë dha mbrojtësi i Mitko Çavkovit, avokati Sasho Dukovski. Për dhënien e fjalëve përfundimtare mbeten edhe avokatët e 16 të akuzuarve të tjerë në këtë rast, me ç’rast mundësi për të dhënë fjalë përfundimtare do të kenë edhe të gjithë 17 të akuzuarit.

Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është duke e udhëhequr Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska. Procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, por në pajtim me Ligjin për amnisti janë falur gjithsej 15 persona.

Prokurorja Vilma Ruskoska, në fjalët përfundimtare, tha se në gjykatë nuk duhet të ndikojë ajo që dikush është duke u ballafaquar me 10 vite burg, ndërsa një tjetër për të njëjtën gjë është amnistuar dhe se duhet vetë të ndikojnë faktet që i kemi parë në sallën e gjykatës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart