Shtyhet për pasdite seanca për ndryshimet kushtetuese, para Kuvendit protesta nacionaliste


09/01/2019

Deputetët në mbledhjen e sotme të 75-të do t’i konfirmojnë propozim – amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, pas çka pason miratimi i tyre e më pas shpallja.

Para fillimit të mbledhjes kuvendore, deputeti dhe sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski në konferencë për shtyp informoi se është siguruar mbështetja prej minimum 80 deputetëve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë filloi edhe protesta e paralajmëruar në organizim të shoqatave “Tvërdokorni” dhe “Maqedonia bllokon”, kundër ndryshimeve kushtetuese.

Për shpalljen e amendamenteve nevojitet shumicë prej dy të tretave, përkatësisht për to duhet të votojnë 80 nga gjithsejt 120 deputetët e Kuvendit. Pas shpalljes së amendamenteve, deputetët duhet ta votojnë edhe ligjin kushtetues për zbatimin e tyre.

Këto amendamente do të jenë pjesë përbërëse e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe do të hyjnë në fuqi me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërsië së Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve dhe ratifikimin e Protokollit për inkuadrim në NATO nga Faqja e parë e Marrëveshjes përfundimtare./MIA/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart