Shtabi i krizës i "Bojkotoj" kërkon para nga Qeveria për fushatën kundër referendumit


20/08/2018

“Jemi të vendosur të bojkotojmë, nëse Qeveria nuk jep mjete ne do të gjendemi, por, gjithsesi presim të ndiqet shembulli i demokracive të zhvilluara ku secili të drejtë t’i promovojë idetë e veta”, deklaroi Solza Gërçeva nga “Zëri për Maqedoninë”.

Një pjesë e 28 shoqatave dhe partive të cilat janë kundër referendumit përveç partisë së Gërçevës, janë edhe partitë e Janko Baçevit, Lupço Palevskit dhe të tjera.

Baçevi, i cili është kryetar i  Maqedonisë Unike, deklaroi se fushata e Qeverisë për referendumin e ardhshëm është plotësisht gënjeshtër dhe se nuk është e saktë se hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE është me interes publik.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart