Shekerinska: Maqedonia nuk është më e izoluar


06/02/2019

Kjo është porosia të cilën sot e dha zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska me rastin e nënshkrimit në Bruksel të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

“Sot qëndrojmë në hyrjen e së ardhmes për të cilën askush nuk mund të paramendonte para vetëm një viti e gjysmë se është realitet. Hyrja në këtë të ardhme është para nesh, dera është e hapur dhe ajo që dëshirojmë ta bëjmë është që ta bëjmë hapin e fundit dhe të sigurojmë që shteti jonë të jetë i mbrojtur, i sigurt dhe i prosperuar”, tha Shekerinska.

Theksoi se sot vendi është para dyerve të këtij suksesi të madh sepse ishte sjellë vendim strategjik, pas saj të len sundim autokratik dhe jetesë në izolim.

Ajo theksoi edhe se paraqet nder të madh që si ministre e Mbrojtjes t’i shohë të gjitha vendet anëtare të NATO-s të cilat vendit i kanë dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë, të fuqishme dhe të zëshme në Aleancën më të fuqishme ushtarake politike në botë.

Shekerinska theksoi se kjo nuk është vetëm meritë vetëm e institucioneve, jo vetëm i politikanëve dhe deputetëve, Qeverisë dhe Kuvendit, por ky është sukses i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët 30 vite kanë pritur dhe punuar me durim, ndërsa gjatë një viti e gjysmë të kaluar  kanë dhënë ndryshim të madh në kursin e jashtëm politik të vendit.

Theksoi se investitorët vendorë dhe të huajë tashmë nuk kanë nevojë që të shqetësohen se a do të jenë investimet e tyre të sigurta, ndërsa qytetarët tashmë nuk ka nevojë të shqetësohen se a është e garantuar mbrojtja dhe siguria e shtetit.

Shekerinska shfaqi bindje se gjeneratat të cilat do të vijnë do ta vlerësojnë guximin dhe përkushtimin e kësaj gjenerate të liderëve, patriotëve, të kësaj gjenerate të pjesëtarëve të armatës, të kësaj gjenerate të deputetëve të cilët sollën vendim për të ardhmen.

Ajo theksoi se nënshkrimi i Protokollit nuk është lajm vetëm për një dit, prej nesër gjithçka do të jetë ndryshe, vendi do të jetë pjesë e Aleancës më të fuqishme ushtarake politike e cila udhëheq diskutim për të gjitha temat e rëndësishme politike në botë.

Paralajmëroi se javën e ardhshme do të mundet që për herë të parë  të merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në emër të Maqedonisë dhe të secilit qytetar.

“Edhe më shumë si femra e parë ministre e Mbrojtjes do ta kem nderin dhe kënaqësinë e cila do t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët e shtetin tonë në këtë aleancë të fuqishme ushtarake politike”, deklaroi Shekerinska.

Ajo i porositi qytetarët që gjithmonë ta ndjekin ëndrrën e tyre dhe të punojnë në drejtim të realizimit të saj.

Ajo shtoi se ky sukses sot jep vetëm shtytje shtesë për sfidat e ardhshme me të cilat duhet të përballet vendi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart