Ruçi – Sela: Qëndrimet e partive shqiptare të jenë në koherencë më partnerët ndërkombëtarë


12/02/2019

“Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e përpjekjeve e të bashkëpunimit për të maksimizuar përfaqësimin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për rritjen e kontributit të tyre në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, të ardhmes së saj evropiane si edhe të prosperitetit, paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se në këtë takim kryeparlamentari Ruçi vlerësoi rolin dhe kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në zhvillimet e fundit pozitive në këtë vend, vlerësim të cilin ua kishte paraqitur edhe drejtuesve më të lartë të shtetit gjatë vizitës së tij të fundit në Maqedoninë e Veriut.

“Në këtë kontekst, u ra dakord se është e nevojshme që qëndrimet e forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të jenë në koherencë më partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të garantohet mbështetja dhe investimi ShBA-ve për mbështetjen e shqiptarëve si edhe për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit”, theksojnë nga kabineti i kryeparlamentarit shqiptar Ruçi. (koha.mk)

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart