Publiku përjashtohet nga gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës


21/02/2019

Në gjykatë janë treguar prova të siguruara nga masat e posaçme hetimore, ndërsa është lejuar prania vetëm e opinionit profesional.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa publiku u përjashtua për shkak të shfaqjes së dëshmive të siguruara me masa të veçanta hetimore.

“Monstra” në shkurt të vitit të kaluar nisi nga fillimi, pasi rastin e ndërmori Prokuroria Speciale Publike.

Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarin Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktvendimet, i liroi nga arresti të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktgjykimeve rastin “Monstra” e ndërmori PPS dhe lënda u rikthye në gjykim të sërishëm.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart