Prokuroria: Deri tani nuk është vërtetuar përgjegjësi e institucioneve dhe individëve për arratisjen e Gruevskit


06/02/2019

Në kumtesën e sotme në të cilën Prokuroria informon për atë se çka është bërë deri tani në hetime, thuhet se Nikolla Gruevski nuk ka dalë në asnjë vendkalim kufitar nga Republika e Maqedonisë në periudhën kritike si dhe mbikëqyrja e kryer në sistemin e integruar për kontroll kufitar është vërtetuar se nuk është evidentuar dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë ndaj të akuzuarit.

“Prokurori kompetent menjëherë pas ngjarjes ka hapur lëndë me qëllim të vërtetohet nëse ekziston përgjegjësi eventuale penale për ndihmë ndaj kryerësit për vepër penale sipas padisë nga ana e shërbimeve dhe personave tjerë. Prokuroria për shkak të sigurimit dhe vërtetimit të fakteve në lëndën, ka dhënën urdhër për marrjen e incizimeve nga videot e kamerave të sistemit Safe city në Shkup, nga më shumë hotele dhe objekte tjera nga drejtimi rrugor drejt Shpiles dhe Dibrës, nga aeroporti në Shkup si dhe nga të gjitha vendkalimet kufitare drejt Shqipërisë. Pastaj, nga tre hotele në Shkup, prokuroria ka marrë përgjigje se nuk është në mundësi të nxjerrin video materialin e incizuar, me çka Prokurori publik ka dhënë urdhër për marrjen e incizimeve dhe ekspertizës. Video materiali i mbledhur me madhësi prej rreth 10 terabajtë është dorëzuar për analizë deri te MPB. Pas atij urdhri ende veprohet”, thuhet në komunikatë.

Prej Interpolit përmes MPB-së është dorëzuar informacion me të cilën tregohet se nuk ka të dhëna për dalje të tani të akuzuarit Nikolla Gruevski në asnjë vendkalim kufitar nga Republika e Maqedonisë në periudhën kritike.

“Pas kërkesës, autoritetet malazeze kanë vepruar menjëherë dhe më 21 dhjetor 2018, ekip i Prokurorisë publike për ndjekje të kriminalitetit dhe korrupsionit, personalisht kanë marrë materialin e incizuar në Podgoricë. Organet kompetente nga Shqipëria, pas dy urgjencave më 9 janar 2019 e kanë njoftuar Prokurorinë themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion se video materiali është i gjerë dhe nuk posedojnë pajisje për transferimin. Ekipi i Prokurorisë me hark disqet është drejtuar në Shqipëri që të marrin materialin e kërkuar, por gojarisht janë njoftuar se materiali nuk është ruajtur, ose kohëzgjatja e materialit të incizuar në vendkalimet e ndryshme zgjat një muaj nga data e kërkuar”, shpjegojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë procedurës së deritanishme ka vërtetuar se në shtator 2018 në të njëjtën datë në tre banka të ndryshme, tani i akuzuari Nikolla Gruevski ka ngrit rreth 120 mijë euro nga llogaritë e veta, gjë të cilën bankat e kanë paraqitur deri te Drejtoria për zbulim financiar dhe Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale e të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart