Nëngrupi për pajtim do të debatojë për zgjidhjen ligjore për amnisti për ngjarjet e 27 Prillit


12/12/2018

Takimi të hënën u ndërpre për shkak të informacioneve të reja për të cilat nevojiten konsultime plotësuese lidhur me vendimin ligjor për amnistinë e një pjese të pjesëmarrësve të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Në takimin e nëngrupit mori pjesë edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Risteski. Për shkak të obligimeve zyrtare munguan një pjesë e anëtarëve, tha kryesuesi i grupit, deputeti Zekir Ramçilloviq.

Propozimi i përcaktuar i zgjidhjes ligjore të nëngrupit më pas duhet t’i dërgohet Trupit Koordinues të cilin e kryesojnë nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski dhe Emilia Aleksandrova nga grupi i pavarur i deputetëve, ndërsa i numëron 25 anëtarë, në mesin e të cilëve edhe nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve të deputetëve me përjashtim të VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësuesve të deputetëve të pavarur dhe partive të cilat nuk kanë grupe të deputetëve.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart