Ndalesë për kamionë në rrugët Strugë – Qafëthanë dhe Mavrovë – Dibër


09/01/2019

Nga ora 04:10, ndalesë për lëvizje të kamionëve ka edhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë.

Borë bie në Kodër të Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.

Për shkak të temperaturave të ulëta e mundur është paraqitje e ngricave.

Autoritetet apelojnë të vozitet me kujdes dhe të kontrollohet shpejtësia në kushtet në rrugë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart