Meta: Ikja e Gruevskit është pranim i fajit


16/11/2018

Meta u shpreh se kalimi i Gruevskit përmes Shqipërisë është një çështje që i përket autoriteteve përgjegjëse në Shqipëri, duke shtuar se në një mënyrë largimi i Gruevskit nga Maqedonia është pranim i fajit nga ana e tij.

“Janë çështje që autoritetet përgjegjëse duhet të merren. Por unë them se largimi i tij nga vendi është një tregues dobësie, pasi pa ndërhyrë në çështjen në fjalë. Shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë”, tha Meta. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart