Kabineti i Ivanovit: Presidenti keqpërdoret për Bozhinovskin njëjtë si për Janakieskin


16/11/2018

“Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë është i rrezikuar nga përmbajtja e vendimit të publikuar për arrestimin e Kiril Bozhinovskit, ku citohet shënim identik zyrtar i DSK-së, si edhe në rastin e Mile Janakieskit. Në mënyrë identike po keqpërdoret Presidenti i  Republikës së Maqedonisë. Dallimi i vetëm në përmbajtjen e shënimit të cituar është që në rastin e parë theksohet  realizimi i takimit me ndërmjetësues të Mile Janakieskit, ndërsa në të dytin në takim me ndërmjetësues të Kiril Bozhinoskit. Kabineti i Presidentit të Republikës së  Maqedonisë publikisht pyet se a mbulohet ende  përgjimi i paligjshëm i komunikimeve duke përdorur burime fiktive?”, qëndron në reagimin.

Kabineti i Ivanovit i ftoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim që të përgjigjen se në çfarë baze ndiqen aktivitetet e Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Kabinetit të tij, nga ana e DSK-së. Në bazë të kësaj, shkruan më tutje në kumtesën “e ftojmë Komisionin kuvendor  për mbikëqyrje të punës së DSK-së, Këshillit të Prokurorëve Publikë, Këshillin Gjyqësor dhe Drejtorinë për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara të konfirmojnë përgjegjësinë për gjithë rastin dhe ta njoftojnë Presidentin e   Republikës së Maqedonisë”.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë sël maqedonisë Kiril Bozhinovski dhe ish-ministri i Transportit Mile Janakieski, të cilët po gjykohen për disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, u paraburgosën menjëherë pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Në publik dolën informata se Bozhinovski dhe Janakieski janë takuar me Ivanovin dhe kanë kërkuar nga ai që t’i amnistojë, raporton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart