Jankoviq : Jemi optimistë se partitë e kuptojnë rëndësinë e momentit për integrim në NATO


08/01/2019

Jankoviq në deklaratë për MIA-n konfirmoi se kanë pasur dhe se në periudhën e ardhshme do të kenë takime me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Parlament.

“Më i rëndësishëm është vendimi për inkuadrimin e vendit në NATO. Kjo është porosia jonë kyçe. Parlamenti duhet të marrë vendim që vendi ta bëjë hapin kyç për inkuadrim në NATO. Sekretari i përgjithshëm deri më tani shumë herë ka deklaruar se ky është hapi kyç që vendi t’i hapë portat drejt NATO-s”, tha Jankoviq.

Sipas tij, nëse Kuvendi sa më shpejt i voton ndryshimet kushtetuese Protokolli për inkuadrim në NATO do të duhej të hartohet në janar.

Jankoviq është optimist se Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Maqedoni.

“Ne jemi optimistë se vendi, partitë, e kuptojnë rëndësinë e momentit, rëndësinë e integrimit në NATO dhe vendimin të cilin deputetët duhet ta marrin”, tha shefi i Zyrës së NATO-s në Maqedoni Jankoviq.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart