Georgievski apelon te VMRO-ja t’ia japë dy deputetë Zaevit që të mos kushtëzohet nga BESA


10/01/2019

“VMRO-DPMNE duhet të shndërrohet në parti shtetformuese në këtë koment. Ja publikisht do të jap një këshillë, të cilat asnjëherë në mënyrë të fshehtë nuk i kam përcjellë. Tani kemi kushtëzime nga dy deputetët e Lëvizjes BESA, për t’u shlyer ‘maqedonase’ tek shtetësia. Mendoni Zaevi të jetë në këtë pozitë që duhet të bëjë lëshime dhe të shlyhet kjo, vetëm për të kaluar Marrëveshja e Prespës. Dhe çka më pas? VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera patriotike do të jenë të lumtura më pas? Unë nuk do të isha i lumtur. Në këtë moment VMRO-DPMNE duhet të jetë e vetëdijshme që të japë dy deputetë dhe Maqedonia të mos bëjë lëshime”, theksoi Georgievski në intervistën për “TV24”. (INA)

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart