Evropianët shpenzojnë 428 miliardë euro për pushime, banorët e Maqedonisë në hap me shtetet e rajonit


20/08/2018

Më së shumti para për pushim për kokë banori, ndërkaq, shpenzojnë qytetarët e Luksemburgut, Maltës dhe Austrisë, tregojnë të dhënat e “Eurostat”, transmeton MIA.

Banorët e Luksemburgut shpenzojnë mesatarisht nga 768 euro për udhëtimet turistike, banorët e Maltës nga 646 euro dhe austriakët nga 607 euro.

Më pak para për pushim nga buxheti familjar ndajnë lituanezët, vetëm 107 euro, pastaj rumunët 125 euro dhe qytetarët e Çekisë 129 euro.

Banorët e Maqedonisë nuk bëjnë pjesë shumë në krahasim me shtetet e rajonit. Sipas të dhënave të shpallura të fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, banorët e Maqedonisë shpenzojnë  në ditë nga 20 euro për pushim vjetor i cili mesatarisht zgjat 11 ditë. Interesant është e dhëna se 75 për qind e banorëve të Maqedonisë  nuk kanë qenë në pushim, ndërsa prej tyre 25 për qind të cilët shkojnë në pushim, 60 për qind udhëtojnë në vendet e huaja.

Më shumë se  banorët e Maqedonisë për udhëtime turistike shpenzojnë grekët (316 euro) dhe kroatët (224 euro), ndërsa më pak sllovenët (213 euro) dhe bullgarët (157 euro). /MIA/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart