Deputetët konfuzë për fushatën e referendumit


20/08/2018

Deputeti i shumicës parlamentare Goran Milevski thotë se të mërkurën pas koordinimit me Xhaferin pritet që të mësohen detaje të reja për fushatën. Sipas tij, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë secili deputet në vete do ta mbështesë fushatën ashtu siç mendon së është më së miri.

Deputeti i Besës së Kasamit, Fadil Zendeli vlerëson se Kuvendi nuk ka kompetenca për të udhëhequr fushatën për referendumin. Zendeli thotë se shumë faktorë tjerë si OJQ-të dhe intelektaulët janë lënë jashtë kornizave të fushatës për referendum, e që sipas tij, ka mjaftë ndikim negativ.

I paqartë ende mbetet qëndrimi i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së nëse do e bojkotojë, përkrahë apo kundërshtojë referendumin./Alsat-M/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart