Bakoyanni: Gjithsesi se vendin fqinj do ta quaj Maqedonia e Veriut


11/02/2019

“Gjithsesi do ta quaj Maqedonia e Veriut, siç e quaj çdo vend me emrin e tij. Unë gjithmonë, vendin fqinj e quaja ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, që ishte emri i saj zyrtar. Tani kur emri zyrtar është Maqedonia e Veriut do ta quaj Maqedonia e Veriut. Atë që nuk do të mund ta bëj është të them maqedonas për shembull. Kryeministrin e ardhshëm apo zotin Zaev do ta quaj kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Kryeministër maqedonas dhe ministër maqedonas nuk do të them. Nuk do të them, pasi vlerësoj se ky është gabimi kryesor dhe shumë i madh i kësaj marrëveshje”, tha Bakoyanni.

Gjatë intervistës për radion greke e pyetur për mospajtimet e Demokracisë së Re për Marrëveshjen e Prespës, Bakojani duke u përqendruar në vendin tonë, vetë e përdori emrin Maqedonia e Veriut.

“Mospajtimi ynë me Marrëveshjen e Prespës është i thellë dhe thelbësor, pasi atë që ne e themi është se në afat të gjatë, pasi nuk është zgjidhur çështja identitare, gjegjësisht irredentizmi, do të ekzistojnë probleme edhe në brendësi të Maqedonisë së Veriut edhe jashtë”, tha Bakoyanni./MIA/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart