Antikorrupsioni do t’i analizojë punësimet e personave të afërt me funksionarë


13/02/2019

“Do të kërkojmë që të na e dorëzojnë dokumentacionin e plotë prej procedurave të zbatuara për punësime. Pas hulumtimit dhe analizimit opinioni do të njoftohet me konstatimet”, tha kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

Ajo theksoi se do t’i hetojnë rastet të cilat lidhen me miratimin e projekteve prej programit vjetor të Ministrisë së Kulturës, si edhe rastet aktuale paraprake me ndarjen e granteve prej Fondit për Inovacione. Do të analizohen edhe të gjitha rastet ku, siç tha, do të paraqiten elemente të lëndëve joligjore dhe me rrënjë korruptuese.

“Do ta analizojmë këtë rast lidhur me procedurën, kriteret. Do ta kërkojmë dokumentacionin, do ta hetojmë dhe për atë do ta informojmë opinionin. Do ta shfrytëzojmë të drejtën e nenit 17 të Ligjit për të bërë kontroll antikorrupsioni ndaj ligjeve dhe të tregojmë se ku duhet të përforcohen që të mos ketë raste të tilla më, që gjegjësisht është edhe një prej roleve të Komisionit për të vepruar edhe në mënyrë parandaluese”, tha kryetarja e KSHPK.

Ivanovska vlerëson se institucionet duhet t’i rrisin kontrollet, t’i përcaktojnë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve dhe kriteret të cilat do të sigurojnë vlerë.

“Në fund të fundit secili ka të drejtë të konkurrojë. Por, a i duam ne më të mirët. Po. I duam më të mirët dhe jo familjarët. Nuk duhet të pësojë dikush pse është familjar i dikujt, por duhet ta dimë se e kemi zgjedhur më të mirin”, tha Ivanovska./MIA/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart