Netanyahu në përpjekje për të shpëtuar qeverinë nga rënia


18/11/2018

Zgjedhjet e reja janë paraparë të mbahen në mars. Netanyahu gjatë ditës ka zhvilluar takim me ministrin e Financave.

Ministri, Moshe Kahlon, nga qendra e djathtë, partia Kulanu, thuhet se do të shtyjë Netanyahun për të vendosur një datë të zgjedhjeve, raportojnë mediat.

Dorëheqja e ministrit Avigdor Lieberman, të mërkurën, për shkak të, sipas tij, dhunës në mes të militantëve palestinez në rripin e Gazas, la qeverinë me vetëm një ulëse në Parlament.

Fati i Netanyahut ka mbetur në dorën e partnerëve dhe takimi me ministrin Kahlon, sipas Netanyahut po konsiderohet si tentimi i fundit për të shpëtuar rënien e qeverisë.

Kryeministri tha se do të ishte “e panevojshme të shkohet në zgjedhje në një kohë të ndjeshme për sigurinë e vendit, siç është tash”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart