Nënkryetari i AAK’së: Heqja e taksës është poshtërim për Kosovën


15/02/2019

Ai në emisionin “BlicInterview” ka treguar se taksën e sheh si çështje bilaterale të Kosovës.

“Ka disa çështje këtu. E para është se për çështjet strategjike, definitivisht mendojmë njëjtë në të gjitha çështjet që janë shumë strategjike, krejt njëjtë. Çështja e taksës ndaj Serbisë është diçka bilaterale, është sovrane e Kosovës. E dimë që SHBA-të kanë kërkuar prej Kosovës, që të suspendohet taksa. Ne duhet t’i kalkulojmë pro dhe kontra, si Kosovë jo vetëm si Aleancë. Mendoj që si Kosovës është një gabim që po veçohet , Aleanca, një parti tjetër, një parti tjetër…” – ka thënë Gjini.

Ai ka shtuar se mendon që situata në të cilën sot ndodhet Kosova shkaku i taksës, është dinamizuar jashtë mase dhe ka treguar se pavarësisht të gjitha këtyre, shteti i Kosovës nuk prishte me SHBA-të edhe pse mund të ketë mospajtime.

“Mendoj se është dinamizim i skajshëm i situatës. Kosova nuk prishet me SHBA-të, mundemi me pas moment si ky që kemi mendime të ndryshme për një çështje, edhe po shihet që kemi mendime të ndryshme tash, por nëse i bije barra Ramush Haradinajt dhe Aleancës me dëshmu që Kosova këtë rast ka të drejtë sovrane mos me leju me u fye prej Serbisë, se Serbia po lyp diçka e  dikush duhet me na ngre për veshi neve e na duhet me e bo, atëherë duhet me e bo dikush. Por është gabim serioz me e lidh miqësinë e Kosovës me atë të SHBA-ve, shkaku se Kosova në një moment të caktuar po refuzon me ia heq një taksë Serbisë që ia ka vendosur dhe Serbia po provon me na shantazhu me hiqej të taksës që në njëfarë forme është poshtërim i Kosovës,” – ka shtuar Gjini.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart