Natalyia Apostolova: Vota për IPA’n konfirmon përkatësinë europiane të Kosovës


20/09/2018

Ajo ka shtuar se ratifikimi i marrëveshjeve konfirmon se vota e Kosovës konfirmon përkatësinë evropiane të saj.

“Përgëzoj Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes IPA 2017 dhe pjesëmarrjen në programet  Erasmus + Evropë kreative dhe Evropë për qytetarët. Vota konfirmon përkatësinë evropiane të Kosovës dhe aftësinë për të bashkuar rreth çështjeve me interes kombëtar”, ka shkruar ajo në Twitter.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 93 vota për kanë votuar pro Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart