​Milaim Zeka tregon pse i ka prishur raportet me Bilall Sherifin


07/11/2018

Ai ka thënë në televizionin T7 se me Sherifin nuk ka kurrfarë komunikimi që katër muaj.

Zeka ka thënë se Sherifi e ka fyer atë, por nuk ka treguar detaje të tjera. “Më ka fyer”, është shprehur ai. “S’e lejoj as atë, as askënd tjetër të më fyejë dy herë”, ka shtuar Zeka.

“Komunikoj me pesë deputetë të tjerë shumë mirë. Komunikoj me kryetarin e partisë (Fatmir Limaj) shumë mirë”, ka thënë Zeka.

Ai ka akuzuar Sherifin se e ka shtyrë kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, që të deklarohet kundër Zekës.

Krasniqi kishte kërkuar falje ditë më parë që kishte lejuar Zekën të kandidonte për deputet nga radhët e Nismës.

“Kështu jeton Bilalli, me intriga”, ka thënë Zeka. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart