Malishevë, 60 nxënës në një klasë


08/11/2018

Kjo ka bërë që në një klasë të qëndrojnë nga 60 veta.

Në këto kushte zhvillojnë mësimin tetë klasë në gjimnazin ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë pasi një pjesë e objektit të shkollës ende është duke u rinovuar.

E drejtori i kësaj shkollë Izet Hoti thotë që nuk i di arsyet që klasat nuk u funksionalizuan në shtator.

Por në Drejtorinë e Arsimit në Malishevë thonë se afati i shtatorit ishte vetëm si marrëveshje bashkëpunimi dhe se po presin që punimet të kryhen deri në fund të javës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart