Limaj tregon se kush i ndaloi produktet që s’i referohen Kosovës si shtet


03/12/2018

Limaj, në një intervistë për televizionin publik, ka zbuluar se ka qenë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ai i cili ka marrë vendim që në Kosovë të mos futen produktet me emërtime ‘Kosovo e Metohi’, dhe emërtime tjera të cilat nuk respektojnë shtetësinë e Kosovës.

Duke folur për vendimin për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe, ai ka thënë se ky ka qenë vendim i partnereve të koalicionit.

Të gjithë partnerët e koalicionit, sipas Limajt, janë në një linjë sa i përket kësaj mase dhe se ky vendim është shtetëror, nacional e në mbrojtje të sigurisë kombëtare.

Ai ka paralajmëruar se më nuk do të lejojnë asnjëherë të futën në Kosovë produktet të cilat nuk respektojnë emërtimin kushtetues të Kosovës.

E sa i përket kërkesës së ndërkombëtareve për heqjen e masës, Limaj ka thënë se kjo taksë mund të hiqet kur të dy shtetet të arrijnë një marrëveshje reciproke për njohje.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart