Liburn Aliu: Prapa Gent Cakajt është Baton Haxhiu e Aleksandar Vuçiqi


10/01/2019

Aliu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se mbështetja e ndryshimit të kufijve është “linjë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e gabueshme e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe e Edi Ramës në këtë rast”.

Deputeti i VV’së ka shtuar se shkarkimi i Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm i Shqipërisë është shqetësues, duke vlerësuar se shqiptarët ishin më të sigurt me të.

Aliu ka vlerësuar se prapa Cakajt qëndron gazetari Baton Haxhiu, i afërt me kryeministrin shqiptar, Rama, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Prapa Gent Cakajt është Baton Haxhiu… Është një marrëdhënie e ndërtuar me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiqin, me këta…”, ka deklaruar ai. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart