Kusari-Lila akuzon LDK’në se s’po ia jep Alternativës paratë që i takojnë


08/01/2019

Kusari-Lila tha se të dy liderët duhet të ulen e të diskutojnë dhe jo të refuzojnë çdo dialog përveç shkuarjes në zgjedhje.

“Albin Kurti e Isa Mustafa duhet të ulen e të diskutojnë për zgjedhje. Unë e kuptoj se me këtë strukturë të Kuvendit, me këtë kompozicion, nuk mund të mendohet që mund të kalojmë marrëveshje me 2/3”, ka thënë ajo në “Rubikon” të KTV’së.

Rreth deklaratës së liderit të LDK-së-, ish-partnerit të koalicionit, Isa Mustafa, se Alternativa i ka votat e LDK-së, Kusari Lila ka thënë se nuk qëndrojnë dhe janë ndryshe nga ato që iu ka thënë Mustafa në takimet e mbyllura.

“Kemi kërkuar votat e të gjitha partive që kemi qenë bashkë dhe kemi qenë aty si përfaqësues të partisë, kemi qenë pjesë e një partie me katër parti të ndryshme. Albin Kurti e Shpend Ahmeti kanë qenë pjesë e një liste. PSD ka qenë një listë, Vetëvendosje ka garuar në një listë. LDK ka garuar me koalicion dhe këto dyja dallojnë. Është dokument i nënshkruar nga Isa Mustafa dhe nëse ka nevojë unë e publikoj këtë”.

Ajo bëri të ditur se edhe fondet të cilat, sipas marrëveshjes, do të duhej t’ua ndanin edhe Alternativës për dy mandatet e fituara, pas prishjes së koalicionit, LDK ka vendosur që mos të vazhdojnë shpërndarjen e atyre fondeve.

“Ne jemi marrë vesh që ndan fondet nga KQZ dhe ka filluar kjo, mirëpo kur jemi nda, kam marrë një thirrje nga Haziri, i cili është përgjegjës për financa, që është vendim i kryesisë së nuk do të vazhdojë mbështetja”.

“Fondet për Alternativën i mban për vete prej shtatorit. Kam besuar që ka me pas reflektim”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart