Kufizim i ndezjes së fishekzjarrëve për fundvit: Të lejohen vetëm për një orë e gjysmë, natën e Vitit të Ri


13/12/2018

Sipas kërkesës së ministrit Matoshi, fishekzjarrët duhet lejuar që të ndizen vetëm në një afat të caktuar kohor prej një orë e gjysmë, pra saktësisht nga ora 23:00 e datës 31 dhjetor 2018 deri në 00:30 e datës 1 janar 2019.

Kjo kërkesë e Matoshit, sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Express, po bëhet me qëllim të evitimit të ndotjes së ambientit.

Matoshi dje, gjithashtu, u ka drejtuar katër shkresa tre ministrave të Qeverisë Haradinaj, dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga të cilët ka kërkuar që të marrin masa për parandalimin e ndotjes.

Nga kryetari i Prishtinës ka kërkuar që të zbatojë vendimin për ndalimin e thëngjillit për djegie, ndërsa nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ka kërkuar që të kontrollojë cilësinë e karburanteve që futet në dogana dhe nëpër pikat e shitjes gjithashtu, pasi një nga faktorët kryesor të ndotjes është cilësia e dobët e karburanteve që shfrytëzohen në Kosovë. /GazetaExpress/  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart