Kryetari i KGJK-së: Për shkak të ndjeshmërisë, nuk mund të komentohet rasti i vajzës në Drenas


11/02/2019

Këto deklarata Idrizi i bëri në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ku janë duke diskutuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me rastin e abuzimit seksual të të miturës nga Drenasi.

“E kemi përcjellë me vëmendje këtë rast, është shqetësues për ne si institucione, ky rast më parë nuk është trajtuar në institucione gjyqësore dhe nuk mund të komentojë për detajet pasi që është rast i ardhshëm dhe në procedura hetimore”, tha ai.

Kreu i KGJK-së theksoi se ky rast është i ndjeshëm dhe se ka ndodhur në kohën kur viktima ka qenë e mitur.

“Nuk mund të komentohet për shkak të ndjeshmërisë së rastit sepse viktima në kohën kur ka ndodhur ka qenë e mitur, duhet të jemi të kufizuar dhe vëmendshëm kur deklarohemi dhe shqyrtojmë këto raste”, tha ai.

Idrizi tha se ndërhyrja e këshillit e cenon privatësinë e gjyqtarëve në kryerjen e punës së tyre.

“Gjyqtarët janë të pavarur dhe çdo ndërhyrje nga ana jonë cenon privatësinë e gjymëtarëve”, shtoi ai

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart