Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni feston ditëlindjen: Këndojnë Naimi dhe Mihrija


12/02/2019

Nuk dihet nëse edhe hoxhallarët tjerë që flasin për fenë Islame një ndër fetë e cila e ndalon muzikën kanë qenë prezentë në këtë aheng muzikor për qejfin e Reisit. Pavarësisht qejfeve të Reisit asnjë hoxhë në Maqedoni nuk ka dalë hapur të kundërshtojë veprat e tij duke dhënë një imazh kundër parimeve fetare islame.

Naim Abazi thotë se Sylejman Rexhepi është hoxhë i moderuar, duke shtuar se të dy së bashku një ditë do të shkojnë edhe në ndonjë klub nate.

Të pranishëm në festën e ditëlindjes së Rexhepit, kanë qenë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë.

Ndryshe Sulejman Rexhepi edhe vitet tjera i ka festuar me muzikë ku së fundmi ishte Shyrete Beluli dhe Mahmut Ferati. /tetovasot/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart