Kryediplomati gjerman edhe në Greqi flet kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi


20/09/2018

Maas, gjatë një vizite në Greqi, ka thënë për gazetën e atjeshme “Kathimerini” se e vetmja mënyrë e duhur për ta arritur atë është që palët të shfaqin më shumë “tolerancë ndaj diversitetit”.

Sipas tij, çfarëdo përpjekje për të prishur këtë diversitet nëpërmjet ndryshimeve të kufijve është “e rrezikshme”.

Maas është pyetur edhe nëse frika e Bashkimit Evropian për rritjen e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor është arsyeja kryesore prapa vendosmërisë së bllokut për të rigjallëruar planin e saj të zgjerimit në rajon.

Ai ka thënë se qëllimi i projektit evropian nuk është të formojë sfera të ndikimit, por të promovojë parimet e lirisë, demokracisë dhe solidaritetit. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart