Kurti i numëron ato që i konsideron suksese në fushën e politikës së jashtme, e llogarit edhe Këshillin e Evropës - Gazeta Express
string(112) "kurti-i-numeron-ato-qe-i-konsideron-suksese-ne-fushen-e-politikes-se-jashtme-e-llogarit-edhe-keshillin-e-evropes"

Kurti i numëron ato që i konsideron suksese në fushën e politikës së jashtme, e llogarit edhe Këshillin e Evropës

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 22:28

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të enjten ka postuar në Facebook, ku ka treguar për sukseset që thotë t’i ketë arritur Qeveria e tij për sa i përket politikës së jashtme.

Ndër sukseset Kurti e vendosi edhe Këshillin e Evropës, ku më 27 mars Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Kreu i ekzekutivit kosovar si sukses ka renditur edhe liberalizimin e vizave për kosovarët, që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti.

Ka shtuar se pasaporta e Kosovës është fuqizuar.

Po ashtu, përmendi edhe aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, më 15 dhjetor 2022.

“Vitin 2024 e filluam pa viza në Zonën Shengen e me pasaportë shumëfish më të fuqishme, të cilën nga janari na e njeh edhe Spanja. Vitin e katërt në qeverisje e filluam me lajmin e mirë për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Po vazhdojmë me lajmin tjetër të mirë që morëm dje nga mbledhja e Komitetit për Çështje Politike, në procesin tonë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës – si shteti më i ri në organizatën më të vjetër ndërkombëtare në kontinent. Më 18 prill na pret Asambleja Parlamentare dhe një muaj më pas, në maj mbledhja e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Nga të dyja presim lajme të mira, pra që Kosova të anëtarësohet, dy vjet pas dorëzimit të aplikimit. Këto janë vetëm disa prej rezultateve. Sepse puna ka qenë e madhe, e gjatë dhe e pareshtur”, ka thënë ndër tjerash Kurti.